Adrien Rabiot mund të vijojë aventurën në Premierë Ligë.

Adrien Rabiot mund të vijojë aventurën në Premierë Ligë.

Sipas mediave franceze, duke pasur parasysh vështirësitë e Barcelonës dhe Bayern në përmbushjen e kërkesave, mesfushori PSG-së do të ishte gati t’i thotë po Premierë Ligës.

Në gjurmët e tij tashmë janë vënë pas Manchester City, Tottenham dhe Liverpool.

Rabiot po kalon një moment të vështirë tek PSG-ja. Ai vijon të jetë i pezulluar nga klubi francez për shkak se ka kërkuar largimin, duke mos rinovuar kontratën e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Për të u përfol se arriti akordin me Barcelonën, po vetë klubi katalanas e mohoi me një deklaratë zyrtare duke hedhur poshtë aludimet në media.