Raci: Gërvalla të jetë më transparente, për çështje nacionale duhet konsensus

Live update

Pse nuk ka presion në drejtim të Serbisë për zbatim të marrëveshjeve?
Analisti politik, Gazmir Raci tha se Serbia duhet të tërheq edhe të gjitha strukturat paralele që i ka në Kosovë. E Serbia është fuqishëm prezentë në shëndetësi dhe arsim në Kosovë.

“Në raport me Bashkimin Evropian, Serbia e ka një dokument që quhet “Kapitulli 35”, që ka të bëjë në mënyrë speciale me marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. Në atë kapitull janë të përfshira të gjitha ato marrëveshje që Serbia nuk po i zbaton në kuadër të dialogut të Brukselit. Një ndër to është edhe marrëveshja për diploma, që prek një numër të madh të studentëve nga Lugina e Preshevës, ose kemi probleme me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, ose është edhe një marrëveshje që askush nuk e flet në opinion – ka të bëjë më marrëveshjen e kthimit të dosjeve kadastrale që i ka grabitur Serbia përmes ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit. Bashkimi Evropian e përdor atë mekanizëm të “Kapitullit 35” për Serbinë dhe në kuadër të atij kapitulli Serbia nuk mund të bëjë asnjë hap pozitiv para anëtarësimit në BE, pa e plotësuar atë kapitull, në të cilin thuhet se Serbia përpos që duhet t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, Serbia duhet të tërheq edhe të gjitha strukturat paralele që i ka në Kosovë. E Serbia është fuqishëm prezentë në shëndetësi dhe arsim në Kosovë”, tha Raci.
Live update
Propozimi gjermano-francez, Raci: Kosova nuk duhet të jetë në pozicion që të refuzojë
Analisti politik, Gazmir Raci tha se Kosova nuk duhet të jetë në pozicion që të refuzojë.
“Po, përfundimisht po pranohet që ekziston një dokument i tillë edhe pse ambasadori amerikan në Serbi para një kohe tha që ekziston një dokument i tillë. Natyrisht që Kosova nuk duhet të jetë në pozicion që të refuzojë lehtë çfarëdo lloj dokumenti apo propozimi për shkak të zhvillimeve dhe rrethanave gjeopolitike jo vetëm në rajon, por edhe në BE. Është mirë që Kosova mori pjesë si shtet i pavarur në takimin e parë të Këshillit Evropian të iniciuar nga Franca dhe aty iu bë e qartë edhe njëherë Serbisë që Kosova është shtet i pavarur dhe Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë nga ana e të gjitha shteteve që e kanë njohur Kosovën. Tani kemi vetëm një 5-she, që nëse lëvizimin pozitivisht në dialog me Serbinë, do ta kemi edhe njohjen nga kjo 5-she”, tha Raci.
Live update

Raci: Të sillemi si burrështetas, tanimë topi është në anën e Kosovës

Analisti politik, Gazmir Raci tha se “ne po jetojmë pa njohjen nga Serbia dhe jemi të pavarur pa miratimin e Serbisë”.
Raci tha se “nuk na duhet çfarëdolloj marrëveshje me Serbinë për të na cenuar vazhdimin e ekzistencës sonë si shtet i pavarur, por edhe sovran”.
“Jemi në momentum të ri për shkak të luftës në Ukrainë. Andaj edhe duhet të sillemi si burrështetas, duhet të sillemi serioz në çfarëdolloj oferte që mund ta kemi tani, për shkak të krizës globale dhe të ndryshimeve gjeopolitike në skenën rajonale, por edhe evropiane. Në fund të fundit, ne po jetojmë pa njohjen nga Serbia, ne jemi shliruar pa miratimin e Serbisë, ne jemi të pavarur pa miratimin e Serbisë, nuk na duhet çfarëdolloj marrëveshje me Serbinë për të na cenuar vazhdimin e ekzistencës sonë si shtet i pavarur, por edhe sovran. Nëse ne arrijmë të jemi në koherencë dhe bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar, do t’ia dalim edhe kësaj radhe, ashtu siç ia kemi dalë edhe në disa momente në të kaluarën. U bë mirë që Serbia përfundimisht e refuzoi një dokument të tillë, por që tashmë topi është në anën e Kosovës për të parë se si edhe Kosova do të reagojë ndaj këtij dokumenti”, tha Raci.
Live update

Raci: Gërvalla të jetë më transparente, për çështje nacionale duhet konsensus
Analisti politik, Gazmir Raci tha se Gërvalla duhet të jetë më transparente për çështje nacionale. Ai tha se “do të duhej që të kishim një konsensus më të gjerë politik në Kosovë për të dhënë edhe një përgjigje më meritore ndaj propozimeve ose ndaj çfarëdo propozimi që mund të vjen nga ndërmjetësit ndërkombëtar”.

“E për ta parë të vërtetën, znj.Gërvalla do të duhej të që atë t’ia tregonte publikut dhe opinionit, ose do të duhej që ai dokument të shkëmbehej të paktën me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme ose edhe me liderët kryesor të partive politike në Kosovë, në mënyrë që të kemi edhe njëfar llojë transparence për të cilën edhe vet LVV në të kaluarën ka qenë shumë kritikuese, në këtë rast kritika i rikthehet VV-së, në mënyrë që të mos bëhen gabime për të cilat ajo ka aluduar në të kaluarën. Unë bëj thirrje që për procese të ndjeshme nacionale do të duhej që të kishim një konsensus më të gjerë politik në Kosovë për të dhënë edhe një përgjigje më meritore ndaj propozimeve ose ndaj çfarëdo propozimi që mund të vjen nga ndërmjetësit ndërkombëtar”, tha Raci.
Live update
Raci: Nuk guxojmë të hymë në aventura të ndarjeve të reja të shtetit
Analisti politik, Gazmir Raci tha se “nuk guxojmë të hyjmë në Aventura të ndarjeve të reja të shtetit”.
“Jo, modeli i dy Gjermanive nuk funksionon në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai model mund të funksiononte vetëm në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, për shkak se përfundimi i atij modeli ka sjellur bashkimin e një Gjermanie, ndërsa ne nuk synojmë të bashkohemi me Serbinë. Ne me Serbinë i kemi ndarë rrugët në vitin 1999 pas një lufte të përgjakshme deri në luftë gjenocidale ndaj shqiptarëve të Kosovës, andaj ky modeli i propozuar që ne zyrtarisht nuk e dimë se a është diskutuar nga ana e institucioneve të Kosovës, me përjashtim të zëvendëskryeministres e cila tash pas një periudhe të gjatë të heshtjes pranon se ekziston një dokument i tillë. Do duhej që ai dokument të diskutohej në publik edhe më shumë. Dokumentet e tilla mund të diskutohen hapur, do të ishte mirë të diskutohen parimet e atij dokumenti dhe të shihej se si janë të definuara vijat e kuqe për Kosovën”, tha Raci./21Media

Back to top button