Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, për tri ditë do të protestojë para objektit të kësaj të fundit.

Përmes një komunikate të dërguar për media njoftohet se,  vendimi për protesta është marrë sot në takimin e mbajtur në zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11.00 deri në orën 12.00. /21Media