Rafet Jashari emërohet ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës

 

 

Rafet Jashari do të jetë ushtrues i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit.

Ai do të ushtrojë këtë detyrë deri në konkursin e radhës për të drejtuar ndërmarrjen e Postës së Kosovës.

Pozitën e Jasharit e ka konfirmuar për kallxo.com edhe kryesuesja e bordit të Postës së Kosovës, Safija Beseni.

“Ushtrues detyre deri sa të përfundon procesi i rekrutimit të Kryeshef Ekzekutiv të ri është emëruar Z.Rafet Jashari, një punëtor i Postës me eksperiencë shumëvjeçare i cili edhe më herët, në kohën kur Posta e Kosovës së bashku me Telekomin e Kosovës kane qenë një organizate në PTK, ka qenë drejtor i njësisë së Postës. Por një gjë duhet ta dini që Ushtruesit e Detyrave pavarësisht çfarë pozite është duhet të jenë nga brenda organizatës”, ka thënë Beseni.

Gjatë ditës Smakiqi ka deklaruar se zgjedhja e tij në pozitën e kryeshefit ka qenë sipas ligjit, derisa ka shtuar se për këtë vendim të bordit do të ankohet edhe në Gjykatë./kallxo

Back to top button