Ragip Begaj shërohet nga Covid-19, por ende në spital
26 Nëntor 2020
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për Covid-19, ka rezultuar negativ.
Komuna përmes një komunikate për media ka thënë se kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit.
“Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, thuhet tutje në komunikatë.
Begaj kishte njoftuar më 31 tetor ishte infektuar me Covid-19. Ndërsa ka më shumë se dy javë që kryetari i Malishëvës, Ragip Begaj është duke u trajtuar në QKUK./21Media