Në fshatin Hoqë e Vogël në Rahovec në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një mini fermë e pulave, ku si pasojë e zjarrit i kanë ngordhur rreth 600 copë pula.

Rasti kishte ndodhur të shtunën pasdite.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga rryma elektrike”./21Media