Rahoveci i gatshëm për ndeshje të fortë në Çeki

Të shtunën prej orës 20:00 në Karvina-Nove Mesto në Çeki, Rahoveci e luan ndeshjen e dytë evropiane. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Rahoveci takohet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina.
Për Rahovecin është kampanjë debutuese në skenën kontinentale. Ndërkohë Karvina ka përvojë shumë të gjatë në Evropë, duke përfshirë Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e parë, të luajtur të dielën në Rahovec, skuadra çeke e ka fituar me rezultat 33:29. Por Rahoveci ishte kundërshtar i denjë deri në fund, ndërsa “vreshtarët” janë të gatshëm të “luftojnë” edhe në ndeshjen në Çeki.
Karvina llogaritet favorite, por skuadra jonë do të jap më të mirën për paraqitje të fuqishme./21Media

Back to top button