Fermerët po vazhdojnë punimin e tokave dhe kanë masa lehtësuese

Fermerët po vazhdojnë punimin e tokave dhe kanë masa lehtësuese

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se problemin më të madh që kanë fermerët e kësaj komune janë produktet e gatshme të cilat në këtë kohë nuk kanë ku t’i shesin.

Kryetari i kësaj komune ka deklaruar se janë të rrethuar me komunat që janë të prekura ke koronavirus por qytetarët e kanë kuptuar rrezikun nga ky virus.

Ai ka thënë se komuna ka marrë disa masa të cilat po respektohen nga qytetarët e kësaj komune.

Latifi  ka përmendur edhe tunelin e dezinfektimit, të cilin tha se e kanë lëshuar dje.

Sipas tij, fermerët po vazhdojnë punimin e tokave dhe kanë masa lehtësuese duke ia lejuar nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

“Problemin më të madh e kanë me produktet e gatshme të cilat nuk kanë ku ti shesin, të cilat i kanë punuar në sera”, tha ai.