Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftën me pandeminë COVID-19.

Njoftohet se këtë herë UNICEF në partneritet me USAID në kuadër të ndihmave që japin për institucionet shëndetësore ka dhuruar një donaicon në QKMF-Rahovec, donacioni përfshinë pako higjienike për stafin shëndetësor.

‘’Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit”, u shpreh Drejtori i Shëndetësisë, Samir Mustafa.

Sipas Mustafës, rreziku nga përhapja e virusit është zvogëluar, por nuk ka kaluar tërësisht. /21Media