Agjenti i portierit të Milanit ka folur për të ardhmen e tij

Agjenti i portierit të Milanit ka folur për të ardhmen e tij

Mino Raiola paralajmëron Milanin. Menaxheri i famshëm i futbollistëve, i është rikthyer edhe një herë tjetër, çështjes se lojtarit të tij, portierit të Milanit Gianluigi Donnarumma.

Raiola e cilëson 18-vjeçarin si një prej më të mirëve në botë. Më tej ai shtoi se në ndjekje të portierit janë plot 11 skuadra.

“Donnarumma nuk është as skllav e as robot”, ka thënë Raiola.“Ai vetëm mund të rritet profesionalisht dhe duhet ta lemë të qetë për këtë pjesë. Nuk duhet t’i bëjmë presion. Ndoshta ai mund të rinovojë me Milanin, ndoshta jo. Janë 11 skuadra që e kërkojnë dhe kjo tregon se për çfarë portieri jemi duke folur”, ka theksuar ai.

Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018, por ende nuk është vendosur nëse ai do të qëndrojë edhe më tutje në San Siro.