Mino Raiola, agjent i Paul Pogbas, ka lëshuar një deklaratë të fuqishme mbi të ardhmen e mesfushorit francez për të cilin ka thënë se periudha e tij me Manchester United ka përfunduar.

Duke folur për gazetën italiane “Tuttosport”, Raiola ka thënë: “Unë mund të them se ka mbaruar gjithçka ndërmjet Paul Pogbas dhe Manchester United”.

Manchester United dhe Pogba kurrë nuk gjetën një marrëveshje mbi zgjatjen e kontratës e cila skadon në vitin 2022.

Pogba gjithmonë ka zbuluar se ëndrra e tij për të luajtur për Real Madrid është shumë e madhe dhe ai ishte në listën e dëshirave të Juventusit muaj më parë si shënjestra e parë para situatës me Covid-19.