Raisi drejt karrigës së presidentit të Iranit

 
Ebrahim Raisi do të jetë presidenti i ardhshëm i Iranit pasi një numërim i pjesshëm i votave i dha atij një epërsi të padiskutueshme.
Ai mundi tre kandidatë të tjerë në një sondazh.
Sipas zyrtarëve zgjedhorë, Raisi, 60-vjeç, deri më tani ka fituar 62 për qind të votave, teksa janë numëruar 17.8 milionë vota nga 28.6 milionë vota.
Raisi është gjykatësi më i lartë i Iranit dhe mban pikëpamje ultra-konservatore. Ai është nën sanksione të SHBA-së dhe ka qenë i lidhur me ekzekutimet e kaluara të të burgosurve politikë, transmeton rtv21.tv.
Presidenti i Iranit është zyrtari i dytë më i lartë në vend, pas udhëheqësit suprem.
Presidenti ka një ndikim të rëndësishëm mbi politikën e brendshme dhe punët e jashtme. Por në sistemin politik të Iranit është Udhëheqësi Suprem i vendit, Ali Ali Khamenei, kleriku i lartë fetar, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e shtetit./21Media

Back to top button