Raka flet për gjendjen aktuale me COVID-19

Raka flet për gjendjen aktuale me COVID-19

Mikrobiologu Lul Raka deklaroi se lakorja e numrit të të prekurve me koronavirus në Kosovë mund të rritet gjatë javëve në vijim. Në “Argument Plus” në RTV21, Raka paralajmëroi se sipas projeksioneve në trendin e rritjes së rasteve, në versionin më të mirë të mundshëm, deri më 22 prill mund të regjistrohen rreth 570 raste, ndërkaq në versionin më të keq deri në 5000  raste të të prekurve me Covid-19.

“Një projeksion që e ka bërë një ekspert kosovar, Merkur Beqiri, e sipas sjelljes së numrit të mirë të rasteve, në versionin më të mirë të mundshëm deri më 22 prill do të jenë 570 raste, sipas projeksionit që ka bërë, sepse vjen deri te dyfishimi i rasteve. Në versionin më të keq të mundshëm është mbi 5 mijë. Ky është projeksion matematikor”, theksoi Raka./21Media