Në Click të RTV21, mikrobiologu Lul Raka, tha se vala e re e COVID-19 mund të jetë vala e tretë për Kosovën. Por sipas tij, kryesorja është që vendi ynë është futur në këtë valë me numra stabil të infektimeve.

Numrin më të madh të rasteve të regjistruara deri më tash, e kemi pasur në muajt korrik dhe gusht. Në atë periudhë poashtu edhe vdekshmërinë më të madhe. Por kjo është valë e re e cila lidhet me sezonin vjeshtë-dimër. Edhe mund të jetë e treta, por kryesorja është që Kosova është future me numra stabil në këtë valë”, tha Raka.

Mikrobiologu tutje tha se rezultatet e muajve të ardhshëm do të varen drejtpërdrejt nga qytetarët e Kosovës dhe institucionet.

Më shumë prej zbatimit të masave parandaluese. Këto masa nëse zbatohen për një kohë të gjatë, normal që tek një pjesë do të shkaktojnë lodhje, një pjesë e tyre nuk i përgjigjen për shkak se nuk besojnë në virus fatkeqësisht. Mirëpo këto janë alternativa dhe arma e vetme që e kemi në dorë sot ndaj virusit”, u shpreh ai në Click.

Sa i përket kapaciteteve testuese, Raka theksoi se janë dukshëm më të mira se sa para gjashtë muajve.

Sipas tij, kjo na bënë më të përgatitur për pandeminë.

Mikrobiologu tutje theksoi se rinia në Kosovës është lojtari kryesor për ta fituar betejën me COVID-19./21Media