Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, për numrin e ri të rasteve me COVID-19 tha se janë të pritshme si rrjedhojë e lirimit të masave.

Raka në emisioni “Për ditë të mbarë” të RTV21 tha këto raste të reja nuk duhet të krijojnë panik tek qytetarët.

Tutje mikrobiologu foli edhe për tunelin dezinfektues, për të cilin tha se nuk rekomandohet përdorimi i tij, përveç nga stafi mjekësor i cili ka pajisjet mbrojtëse.

Është vërtetuar se ndikimi në parandalim mund të jetë i dëmshëm. Mund të iritojë sytë, lëkurën… ka fëmijë, ka gra shtatzëne dhe njerëz me probleme si mushkëritv apo astmë. Nuk rekomandohet përdorimi i këtyre tuneleve dezinfektuese“, tha Raka, duke shtuar se idea ishte që të përdoren për punëtorët shëndetësor kur dalin nga zonat e kontaminuara me pajisjet personale mbrojtëse.

Në vendet tjera si në shkolla, çerdhe, para banesave apo në aeroporte nuk ka dobi edhe logjikë të persorimit“, theksoi ai.

 

Mikrobiologu tregoi se dy muaj më parë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar mendimin e tij profesional për testet serologjike.

Raka tha se testet serologjike duhen gjithsesi, pasi sipas tij, është me rëndësi që Kosova ta dijë nëpërmjet këtyre testeve përafërsisht sa përqind e qyetarëve e kanë kaluar virusin./21Media