Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar rritja e numrit të rasteve pas lirimit të masave është e pritshme. Ndërsa ka potencuar se numri i rasteve do të jetë në korrelacion me zbatimin e masave parandaluese nga secili qytetar i Kosovës. “Virusi është ende këndej pari dhe do të shfrytëzojë çdo pakujdesi tonën”, ka theksuar ai.

Reka u përgjigjë edhe në dilemën se a mund të mbyllemi prapë nëse rritet numri i rasteve? “Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave. Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opsion real.”

Reka tërheq edhe një herë vëmendjen të këshillat që tashme secili i njohim por që kërkohet edhe të zbatohen sepse siç thotë mikorbiologu Lul Raka, nëse i respektoni masat parandaluese mund ta mbajmë virusin nën kontrollë!

  1. Mbani distancën fizike gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim!
  2. Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë (autobus, qendra tregëtare, vende të mbipopulluara me njerëz), vendosni maskat ose mburojat e fytyrës!
  3. Shmangni qëndrimin në brendi të lokaleve që janë përplot me njerëz. Mundësisht, qëndroni në terasa të këtyre lokaleve!
  4. Vazhdoni me higjienën e duarve!

Jemi në muajin e tretë të përballjes me COVID-19 dhe deri tani në Kosovë janë shënuar 1.994 raste të infektuar, nga to 884 raste janë shëruar, ndërsa janë shënuar 31 persona që kanë humbur jetën nga COVID-19.  /21Media