Rakiq: Në fushatë të përmbahen nga retorika provokuese

 

 

Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, takoi sot të dërguarin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga ambasadori norvegjez, Jens Erik Grondahl, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministrisë, Rakiq në takim ka thënë se është shumë e rëndësishme për të gjithë që në fushatë të përmbahen nga retorika provokuese, e cila siç e kemi parë në të kaluarën, rrit numrin e incidenteve që kanë të bëjnë kryesisht me popullatën dhe pronën serbe.

Tutje në njoftim thuhet se “bashkëbiseduesit u dakodruan se gjëja më e rëndësishme është që vetë fushata, si dhe dita e zgjedhjeve, të zhvillohet në një atmosferë demokratike, duke respektuar masat e rekomanduara në luftën kundër pandemisë”./21Media

Back to top button