Lojtari i ekipit kombëtar të futbollit kroat, Ivan Rakitiq u largua nga Barcelona dhe u kthye në Seville pas gjashtë vjetësh, njoftoi klubi spanjoll.

Rakitiq nënshkroi një kontratë me fituesin e Ligës Evropa deri në vitin 2024.

Ai më parë ka luajtur për Sevilla nga 2011 në 2014 dhe ka fituar një trofe në Ligën e Evropës, para se të shkonte në Katalonia dhe të fitonte gjithsej 13 trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve 2015 dhe katër tituj të La Ligës.

Lojtari i ekipit kombëtar kroat nuk ishte në planet e Ronald Koeman dhe ai shpejt ra dakord me ish-punëdhënësit e tij, veçanërisht drejtorin sportiv Monci.