Rama: Më 18 qershor do të ndahemi nga e shkuara

Një Shqipëri për shumë më tepër mundësi për të gjithë

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “më 18 qershor do të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara”.

Këto fjalë Rama i tha votuesve të rinj, në një miting të mbajtur në Berat.

“Më 18 qershor do të vendosim që të vazhdojmë në rrugën për të bërë shtet. Ne duam një Shqipëri për shumë më tepër mundësi për të gjithë”, ka thënë ai, duke përsëritur akuzat se PD ka frikë nga drejtësia, kryeministri ka shtuar se, ky kapitull mbyllet më 18 qershor.

Back to top button