Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues, duke apeluar qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura.

“Mirëmëngjesi dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar postimin me foton e tij me maskë të zezë të personalizuar me logon e Kryeministrisë.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi për 117 raste të reja me Covid 19 dhe katër viktima.