Konfirmimi i aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të UÇK-së, po shkakton përplasje në Shqipëri.

Së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kërkuar kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës që të sqarohet për të kaluarën e tij si hetues në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë””, ka shkruar Rama në Twitter.

Krerët e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.

Sot u zhvillua seanca e parë pondaj Jakup Krasniqit, kurse Thaçi para Speciales do të paraqitet po ashtu sot në orën 15:00./21Media