Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit listat e hapura u japin mundësi oligarkëve dhe kriminelëve të futen në Kuvend, por edhe për ofertën që Basha pretendoi se i ka bërë Rama për heqjen e koalicioneve.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë” shkruan Rama në twitter.

Më herët Basha ndërsa akuzoi Ramën se qëllimi i tij nuk janë listat e hapura, por heqja e koalicioneve parazgjedhore për të mos u përballur me opozitën e bashkuar në zgjedhje, deklaroi se Kryeministri i ka dërguar për një muaj rresht ndërmjetësit e tij me një ofertë për kryeopozitarin.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Bashës ka frikë të përballet me koalicionin opozitar në zgjedhjet e ardhshme, Rama thotë: “Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje”./oranews