Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u ka uruar fëmijëve festën e 1 qershorit.

E ndërsa festime për këtë datë të shënuar nuk do të ketë për shkak të pandemisë, Rama thotë se sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe.

“Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkroi ai.

Urime për festën e fëmijëve ka përcjellë edhe presidenti Ilir Meta.

Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane! Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë”, shkroi Meta.

Në Shqipëri sot fënmijët u rikthyen në kopshte dhe çerdhe pas një pushimi 3 mujor./oranews