Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sonte shkoi pranë Teatrit Kombëtar për tu solidarizuar me artistët kundër shembjes së teatrit.

“Sot këtu planifikohet të shkelet rëndë kushtetuta e ligji. Sa kohë që kemi një kryeqeveritar i cili të gjithë pushtetin e ka të bazuar tek vjedhja, grabitja e mashtrimi i qytetarëve këto do të vazhdojë. Sot është teatri, para ca kohësh ishin shtëpitë tek Astiri. Nesër do të jetë shtëpia juaj, do të jetë televizioni juaj, ndërmarrja e një qytetari. Ky është një i cmendur që është gati të bëjë gjithcka për pushtetin e tij. Ky është e keqja e Shqipërisë.” , tha Basha./oranews