Rama KiE-së: Mësojeni ta shkruani Kosovë e jo Kosovo, Ukraina sot si Kosova dikur

(Lajm i përditësuar)

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se Nisma e Ballkanit të Hapur është një përpjekje për të realizuar aspiratat e procesit të ngrirë të Berlinit.

Ai u shpreh se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë ashtu sikurse pretendon Putini, por shtoi se paralele mund të hiqen me Kosovës dhe Ukrainës.

“Në Ballkan jemi të vetëdijshëm. Nisma e Ballkanit të Hapur është një përpjekje për të realizuar aspiratat e procesit të ngrirë të Berlinit pa asnjë pengesë dhe vonesë. Duam të bashkojmë forcat për të përballur krizat që janë më të mëdha se ne. Po ashtu edhe një dëshmi konkrete se pakuptimtë është që tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës. Kështu duam ta shohim Ballkanin, jo më një fuçi baruti, dhe një peng i së shkuarës. Mënyra se si merremi me të shkuarën është thelbësore, që e gjitha kjo të jetë e mundur. E shkuar nuk mund të shuhet. Si e thërrasim këtë të shkuarës dhe cilat të vërteta vëmë në dukje, dhe si të tjerët na perceptojnë kanë vlerë. Këtu vij tek çështja kryesore që dua të ngre sot këtu. Nuk ka dyshim se të gjithë e keni vënë re sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele me Kosovës dhe Krimesë. Ky është një spekulim dhe nuk ka paralele mes dy vendeve, por ka një paralele mes Kosovës dhe Ukrainës. Prandaj do të ishte mirë që t’i mësoni institucionet e tjera që ta shkruajnë emrin e Kosovës Kosovë dhe jo Kosovo”, tha Rama.

Rama: Trafiku i organeve lajmi i rremë më i tmerrshëm, raporti i Dick Martyt kaloi këtu në KiE

Nga Strasburgu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se akuzat për trafikimin e organeve nga luftëtarët e Kosovës u ngritën edhe përmes KiE-së.

Ai u shpreh se këto akuza janë lajmi i rremë më i tmerrshëm dhe se raporti i Dick Martyt nuk ka prodhuar asgjë, megjithatë ai vazhdoi të çohej para në këtë institucion.

Rama: Këto printime dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa deri në Australi edhe pse akuzat u mohuan në Kosovë. Pyetja më misterioze është se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej për çështjen edhe në vendin tonë. Po si vazhduan që të mbeteshin këto akuza? Gjetjet e Carla Del Pontes të ngritura në librin me kujtime të saj ishin aq interesante sa tërhoqën vëmendjen e Putinint, që quhej Kosaçev, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj. Dëgjoni titullin “Trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovo” kështu e e quajnë pushtuesit Kosovën, Kosovo.

“Ky njeri që përfaqësonte partinë e Putinit u përball me sanksione të BE-së dhe SHBA-ve. Ndërsa ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes këshillit të Evropës duke u ngritur më tej. U bekua një ekip për të bërë hetime për këtë çështje. Diplomatët serbë u mburrën me vonë se këto gjetje janë mbështetur në ato që sollën prokurorët serbë. Aty akuzoheshin drejtuesit e lartë të UÇK-së për trafikim organesh edhe pas luftës. Raporti nuk prodhoi asgjë, por u miratuar fjalë për fjalë në 2011. Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye. Ky është lajm i rremë më i tmerrshme edhe përmes duarve të KiE-së”, tha tutje Rama./oranews

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button