Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama mbledh në Tiranë liderët e rajonit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama më 17 korrik të hënën, do të presë në Tiranë në një takim informal liderët e rajonit si dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin.

Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, mëson Report Tv.

Mediumi mëson se në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e rajonit, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Të njëjtat burime thonë se ende nuk është konfirmuar nëse do të vijë në takimin informal kryeministri Albin Kurti.

Ky takim ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani Rama konfirmoi edhe një vizitë të Presidentit francez, Emanuel Macron. Më 6 dhjetor 2022 në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button