Sipas Ramës, nesër do të bëhet prezantimi i projektit final të rrugës së Arbrit

Sipas Ramës, nesër do të bëhet prezantimi i projektit final të rrugës së Arbrit

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp ku paraqiti vendimet e marra.

“Kemi marrë disa vendime, më i rëndësishmi është: Nxitja e turizmit, dhe është domosdoshmëri që në vendin tonë të kemi infrastrukturë me 4-5 yje”,- tha Rama.

Gjithashtu kryeministri shtoi se nesër do të bëhet prezantimi i projektit final të rrugës së Arbrit.

Ky është një zotim madhor për një aks që nuk i takon thjesht Dibrës.

“Patjetër që me ndërtimin e tij, Dibra bëhet de facto pjesë e metropolit, dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomi, social, dhe një integrim të plotë të bashkësive me qendër Tiranën, por me shtrirje drejt Durrësit dhe Dibrës.Por është edhe një aks jashtëzakonisht i rëndësishëm kombëtar, për të lidhur pjesën me jashtë kufirit”,- u shpreh kreu i qeverisë./21Media