Rama mbron “vëllain e vogël”: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e përkrahë kryeministrin, Albin Kurti pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Rama përmes një postimi në “Twitter” tha se nuk duhet që Kurti të sulmohet pse u soll si një kryeministër.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, ka shkruar Rama.


Si pasojë e kësaj marrëveshje pati paknaqësi të shumta, një ditë pas marrëveshjes pati edhe një aksion të organizuar nga PSD, para ndërtesës së Qeverisë, ku Kurti u sulmua me qershi.
Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian më 23 nëntor kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe./21Media

Back to top button