Rama: Shqipëria do ta fitojë këtë luftë

Rama: Shqipëria do ta fitojë këtë luftë

Në kohën kur Shqipëria vazhdon të jetë e izoluar për shkak të koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh motivues për qytetarët shqiptarë.

Në facebook, Rama shkruan se Shqipëria do të fitojë këtë luftë.

“Jeni super, ju dua shumë. Shqipëria do ta fitojë këtë luftë.  Mos e harroni kurrë: zoti i shqiptarëve është i madh”, shkroi Rama.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë, në përballjen me COVID19.

Duke u shprehur se në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” në Tiranë po bëhet një punë e jashtëzakonshme, Manastirliu u bëri thirrje për të gjithë qytetarët të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që t’ua shlyejmë sadopak borxhin që u kemi mjekëve dhe infermierëve, për t’u lehtësuar punën./21Media