Rama: Mozaikut europian i mungon një gur i pamohushëm dhe i pazëvendësueshëm.

Votimit pro i Asamblesë Parlamentare që Kosova të avancojë drejt antarësimit në Këshillin e Evropës i ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai u shpreh se mozaikut europian të këshillit të europës i mungon një gur i pamohushëm dhe i pazëvendësueshëm.

“Një hap historik sapo u hodh në asamblenë parlamentare të këshillit të europës për pranimin e kosovës si anëtar i komunitetit të shteteve të kie, urime, urime, urime nga zemra kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në asamblenë parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë këshillit të europës, tani hapi i fundit historik në maj, në komitetin e ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut europian të këshillit të europës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm forca kosovë”, ka shkruar Rama në “Facebook”./21Media

Back to top button