Rama ndryshoi Kushtetutën me opozitën e re
30 Korrik 2020
Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri i Shqipëridë, Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese në ditën e fundit të këtij sesioni parlamentar
Me ndryshimet kushtetuese, hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore.
PS nuk e pati të vështirë të gjendte votat për ndryshimet kushtetuese nga opozita e re në parlamet edhe pse nuk pati dakordësinë e PD e LSI-se në këshillin politik as të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ndryshimet të ishin konsensuale.
Mesazhin e kësaj dite Rama e dha përmes kravatës ku shkruhej “Revolucion”
“Ata që kanë votuar sot këtu të jenë të bindur që kanë bërë gjënë e duhur ndërsa ata që nuk kanë votuar u them se kanë penguar zbatimin më të mirë të parimit të sistemit propocional rajonal, kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kanditatëve. Kanë penguar përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament, kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të tëgjithëve bashkë. Pas pak nga numerimi i votave do te dale qe treni me vagonat fantazem ka ikur ne lume dhe hapja e listave per zgjedhjen e deputetit eshte reale. ”, u shpreh Rama në fjalën e tij në Kuvend.
Pasi u sigurua për votat Rama doli edhe kundër SHBA. Me tone të larta i tregoi kufijtë edhe ambasadores Yuri Kim.
Edhe pse fton kreun e PD-se ne tryezen e keshillit politik Rama ishte i qartë për të mos lejuar sistemin e koalicioneve parazgjedhore.
“Eshte shpikje shqiptare. Tipike hile. Tani me treni me vagonat fantazem iku ne lume dhe mundesia e populli të zgjedhë deputetin është reale”
Deputetët që votuan kundër
1- Adriatik Alimadhi
2- Fatjona Dhimitri
3- Gjetan Gjetani
4- Kujtim Gjuzi
5- Elda Hoti
6- Lefter Maliqi
7- Erjon Piciri
8- Artur Roshi
9- Zef shtjefni
10- Suzana Topi
Deputetët që nuk ishin në seancë për shkak të Covid-19
1 -Ralf Gjoni
2- Elio Hysko
3- Enver Roshi
Deputetët që munguan për arsyet e tyre:
1-Alma Borova
2-Eneda Papllani
3-Ligoraq karamelo
Pasi u largua nga parlamenti Rama ftoi Bashën për tu mbledhur në këshillin politik duke nisur nga e premtja, në rast të kundërt ai tha se opozita do të qëndrojë jashtë vendimmarrjes sa i takon hapjes së listave dhe koalicioneve parazgjedhore./oranews