Pas protestës së Shoqatave të Transportit para Ministrisë së Infrastrukturës, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama tha se qeveria do ta mbështesë këtë sektor duke e njohur si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe zero taksa e tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Rama siguron se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i pare. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët”, shkroi Rama në Facebook.

Shoqatat e Transportit protestuan të hënën para Ministrisë së Infrastrukturës, duke kërkuar lehtësira fiskale për tu rimëkëmbur nga pandemia e koronavirusit.

Njëzëri, kërkuan heqje të akcizës së naftës, por dhe ulje taksash, pasi thonë se nuk duan të rrisin çmimin e biletës për qytetarët./21Media