Rama zhvilloi katër intervista në televizione dhe gazeta italiane

Rama zhvilloi katër intervista në televizione dhe gazeta italiane

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është kthyer nga Italia pasi qëndroi për 24 orë në këtë vend, ku zhvilloi katër intervista në televizione dhe gazeta italiane.

Në intervistat e tij, ai foli për aktualitetin politik në Shqipëri me dorëheqjen e deputetëve shqiptarë të opozitës dhe me protestat e këtyre të fundit të cilat janë shpeshtuar.

Në Twitter, Rama tha se në Itali u mundua të pastronte baltën dhe ziftin që opozita i hodhi Shqipërisë.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”, shkroi Rama.