Rama në OKB: “Serbia të njohë Kosovën”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e bëri të qartë se Serbia do duhet ta njohë Kosov[n si Republikë të pavarur dhe sovrane. Theksoi se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të nënshkruajnë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE. “Serbia duhet të njohë Kosovën. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit aktual në dialogun e tyre dhe të punojnë me kurajë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por është rruga e vetme dhe e patjetërsueshme për t’u marrë me këtë çështje sado që të vështira të duken”, nënvizoi Rama.

Back to top button