Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur takimet me liderët politikë në Kosovë.

Rama këto takimi i ka filluar me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale qe do të hyjë si njollë turpi e shekullit XXI ne historinë botërore te drejtesise, e cila praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç ne epokat e sundimeve ideologjike a para tyre”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij “Facebook”.

Rama i shoqëruar në këtë takim është me ministrin në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Gent Cakaj./21Media