Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu takuar me prodhuesit e vaksinës Anti-Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi në “Twitter” ku ka shkruar se s’do lë gur pa luajtur që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar kryeministri shqiptar në “Twetter”.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 41 mijë e 302, ndërsa i të vdekurve në 870./21Media