Rama nga Abu Dhabi: Po përpiqemi të tërheqim investime në projekte madhore për Prishtinën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po qëndron në Abu Dhabi për vizitë zyrtare.
“I nderuar të jem i ftuar i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi”, ka shkruar sot Rama në Facebook.
Ai tutje ka thënë se kjo vizitë, shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në EBA, Xhabir Hamiti, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.
Rama ka thënë se janë të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krjimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës./21Media

Back to top button