Rama: Nga sot fillon zbatimi i reformës në drejtësi

Rama: Të gjitha pengesat e natyrshme apo artificiale u kapërcyen

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nga sot nis zbatimi i reformës në drejtësi duke paralajmëruar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar se i kanë orët e numëruara.

Ai këto komente i bëri pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e anëtarëve të institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

“Jam shumë i lehtësuar sot, sepse të gjitha pengesat e natyrshme apo artificiale u kapërcyen. U provua se diçka që i vjen koha nuk ka forcë e ndal. Nga sot fillon zbatimi i reformës. Orët për gjykatësit e prokurorët e korruptuar janë të numëruara. Qëllimi im nuk ishte që të thirrja policinë në zgjedhje, por pavarësisht se cili ishte qëllimi im, unë gabova dhe për këtë kërkoj ndjesë dhe kaq”, ka thënë Rama.

Sipas tij, fushata është e qetë, por që ka vetëm një fakt që ai e quajti “të çuditshëm”.

“Ajo që e ka bërë të çuditshme këtë fushatë është futja e presidentit të zgjedhur në fushatë, por unë nuk dua të merrem me këtë”, ka thënë ai./21Media

Back to top button