Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka komentuar ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri duke bërë thirrje që procesi i numërimit të votave të përcillet me qetësi nga të gjitha partitë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje fituese duhet të dalë i gjithë vendi dhe jo vetëm partia fituese. Ai në një konferencë për media pak pas përmbylljes së procesit të votimit nuk ka dashur të komentojë rezultatet e exit-polleve, duke thënë se populli ka folur tashmë me votën e vet dhe se duhet pritur procesi i numërimit./21Media