Rama: Ngujimi në çadër vjen prej frikës nga drejtësia

Më 18 qershor vendoset fati i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi në Shkodër me të rinjtë që votojnë për herë të parë, tha se zgjedhjet e 18 qershorit do të vendosin për fatin e Shqipërisë.

Sipas tij Partia Demokratike ngujohet në çadër, pasi, siç u shpreh ai, ka frikë nga drejtësia.

“Zgjedhjet e 18 qershorit nuk janë zgjedhje mes partisë, por mes Shqipërisë që kishim, Shqipërisë që kemi dhe Shqipërisë që duam’. Shqipëria që kemi është një udhëkryq që ndahet më 18 qershor. Do të vazhdojmë luftën për Shqipërinë që duam me drejtësi të drejtë dhe rritje të mëtejshme të punësimit falë një shteti të drejtë apo të kthehemi mbrapsht. Kush ngujohet ka një arsye për t’u fshehur, një faj për të larë”, tha Rama.

Duke shtuar se ngujimi në çadër është ngujim që vjen prej një frike shumë të madhe, frikë nga drejtësia.

“Kush ngujohet ka një arsye për të fshehur, kush ngujohet ka një faj për të larë, kush ngujohet ka një motiv shumë të fortë për të refuzuar të ballafaqohet me njerëzit. Dhe ngujimi në atë çadër është ngujimi që vjen prej një frike shumë të madhe, frika nga drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje me 18 qershor dhe për t’i kërkuar të gjithë të rejave dhe të rinjve t’i bashkohen rrugës tonë është çlirimi i drejtësisë për t’i dhënë një hov dhe më të madh ekonomisë dhe punësimit”, shtoi Rama./21Media

Back to top button