Rama paralajmëron vendosjen e kamerave për të parandaluar krijimin e deponive ilegale

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është pastruar deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se së shpejti do të vendosen kamera dhe do të shqiptohen gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike.

“Pastrohet deponia ilegale në rrugën “Muharrem Fejza”. Përveç pastrimit, së shpejti do të realizohet vendosja e kamerave në këto pika problematike dhe do të shqiptohen gjoba për të gjithë ata që hedhin mbeturina inerte në hapësira publike”, ka thënë ai.

Back to top button