Rama për dinarin: Kosova ka të drejtë ta zbatojë Kushtetutën e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet me aleatët kryesorë, por sipas tij, e drejtë e pamohueshme e Kosovës është zbatimi i Kushtetutës.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se pas sulmit serb në Banjskë, thelbësore është ruajtja e fokusit dhe e ekuilibrit.

“Derisa të gjithë pajtohemi që Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka thënë Rama.

Reagimi i kryeministrit Rama vjen pas kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendit për ndalimin e qarkullimit të dinarit.

Back to top button