Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj protestës para kryeministrisë të muzikantëve, pronarëve të lokaleve dhe profesinistëve në fushën e argëtimit, të cilët kundërshtuan aktin normativ që urdhëron mbylljen e tyre.

Për Ramën, është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse Ministria e Shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre sipas tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe.

“Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje”, shkruan Rama.

Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga ky vendim, të cilin e cilësojnë absurd dhe me pasoja më të rënda se vet Covid-19.

Sipas Shoqatës, vatra e vërtet e Sars-Cov- 2 nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid./oranews