Rama përplaset me Rusinë për Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Rama përplaset me Rusinë për Kosovën

Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, në selinë e OKB-së në Nju Jork, tha se Rusia dhe të tjerë janë përpjekur të keqpërdorin realitetin e ndryshuar në Ballkanin Perëndimor “sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imeriale”.

Rama tha se abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng Këshillin e Sigurimit por “nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojë në këtë takim”.

“Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e se cilës është sanksionuar, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu i 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”, deklaroi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se historia ka konfirmuar se ata që e kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, kanë përfunduar duke u penduar.

Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.


​Rama e sfidon ambasadorin rus: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të flasë

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në debatin që po zhvillohet sot në selinë e OKB-së në Nju Jork.

“Kjo shkelje krijon rrezik”, tha Nebenzy, që kërkoi nga Edi Rama që drejton debatin, të mos i japë të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës.

“Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën”, i është përgjigjur Rama.

Ambasadori i Rusisë i kërkoi Presidentit të Këshillit të Sigurimit të mos flasë në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë.

“Ju tërheq vëmendjen se sot po flisni në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurimit, jo si kryeministri shqiptar”, tha ai.

Më tej, Rama theksoi se ky nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar në përputhje të plotë me politikat e këshillit, raporton tch.

Ambasadorit rus i pengoi prania e Zelenskyt por edhe e ministrit shqiptar të Punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut.

E për këtë mori përgjigje nga Rama.

“Ftesa për Zelensky-n është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelensky-n do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë t’u përgjigjen komenteve të tij. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, që është në përputhje të plotë me politikat e këshillit. OSBE luan një rol të rëndësishëm, është këtu falë kontributit të saj në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Përfaqësuesi i OSBE është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nëse do të ishit i qartë se cili është problemi do të doja t’ju ndihmoja”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga fillimi i luftës, ndodhet sot fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, presidenti ukrainas bëri thirrje që të gjitha shtetet nuk duhet të presin, por të veprojnë tani kundër agresionit rus.

“Ka 574 arsye për një ndryshim, njerëzit në botë duan që të jetojnë në një botë pa agresion, në Moskë janë të fiksuar me debat dhe luftë. Bashkimi afrikan duhet të jetë në mënyrë të përhershme në OKB, Azia, Bota islamike, apo India. Gjermania është një prej garantuesve kyç globalë, Gjermania meriton vend si anëtar i përhershëm, nuk duhet të kufizohet vëmendja, duhet një zgjerim. Çdo pjesëmarrje në Këshillin e Sigurimit duhet pezulluar në atë shtet që mbështetet tek agresioni në kundërshtim me kartën e OKB, duhet luftuar agresioni kundër integritetit dhe sovranitetit të territorit. Duhet të shohim se çfarë mund të humbasim nëse nisim luftë. Nuk duhet të presim, duhet të veprojmë tani. Të gjitha vendet që respektojnë paqen mund të bashkëpunojnë”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama po drejton një nga sesionet më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”, ndërsa në tryezë marrin pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.


Rama: Do të shfrytëzojmë takimin që Rusia të pranojë marrëveshjen për grurin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një paraqitje për media para nisjes së tryezës së dialogut të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, ku për të dytën herë Shqipëria mban Presidencën, theksoi se “duhet të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë shtrembërimin dhe aneksimin. Të mbrojmë Ukrainën sot përçon mesazhin më të mirë për këdo. Do ta shfrytëzojmë këtë takim për të bërë Rusinë të rinisë nismën për marrëveshjen e grurit në Detin e Zi, që po thellon urinë në botë”.

Rama tha se “pas pak minutash Këshilli i Sigurimit do të mbajë debatin e parë të hapur të nivelit të lartë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes respektimit të qëllimeve dhe parimeve të kartës së Kombeve të Bashkuara në kontestin e luftës në Ukrainë. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e pajustifikuar me zgjedhje ka sjellë një konflikt vdekjeprurës e kohëgjatë në zemër të Europës. Ai nuk ka sjellë asgjë të mirë përveçse vdekjes, shkatërrimit dhe mjerimit, për Ukrainën, popullin e saj, por jo vetëm për ta, transmeton ATSh.

“Siç jeni të gjithë të vetëdijshëm efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm tek Ukraina dhe Europa, por ato vazhdojnë të përçojnë valë tronditjeje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e Sigurisë të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm, për t’u përhapur dhe duke bërë këtë të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin dhe aneksimin”, theksoi Rama.

Back to top button