Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar historinë e Kjani Gurit, një ish-ushtar i UÇK -së.

Guri, i cili në kohë të luftës ishte një djalë i ri, ka rrëfyer tregimin për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar.

LIRIA KA EMËR. Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës“, ka shkruar Rama./21Media