Një shfaqje e denjë për organizata terroriste dhe ekstremiste. Kështu e konsideroi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama praninë e të miturve në protestat e fundit në kryeqytet pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha.

Duke folur në prezantiomin e Ministrit të ri të Brendshëm, Bledi Çuçi,  Rama tha se ngjarjet e fundit kërkojnë reflektim për mos pasur më skena të tilla.

Rama tha se e drejta e protestës nuk diskutohet por e drejta e protestuesve po

“Do të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme ku fëmijët janë mish për tip për organizata terroriste dhe ekstremiste, organizata me synime ekstreme që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme.Pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është sistem i përsosur por më i keqi po të llogaritimin sistemet e tjera. Padrejtësitë janë të pashmangshme dhe në demokraci prandaj dhe protestat janë të pashmangshme. Por, ndryshe nga demokracitë protestat janë dhe të dobishme. Qeveria dhe më e mira në bortë nuk është e pagabueshme dhe as nuk zgjidh dot të gjitha problemet e një vendi apo shoqërie. Edhe qeveria jonë është larg të qënit e pagabueshme. Por gabimin e mosrespektimit të protestës qytetare ne nuk e kemi bërë asnjëherë.Jam krenar që në këto 7 vite e pak qeveria jo vetëm e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestuesve por jo në pak raste ka reflektuar dhe ndryshuar qasje apo qëndrim lidhur me një çështje të caktuar përballë arsyes së protestuesve.”, u shpreh Rama ndër të tjera./oranews