Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim në shtëpinë e tij në Prapashticë, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ky i fundit ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, një fotografi nga takimi me Mustafën.

“Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, shkroi Rama.

Kujtojmë se në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Rama do të takohet me liderët e partive politike./21Media