Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka cituar këtë të fundit pas deklaratës së tij pak çaste më parë.

‘’Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’, ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e presidentit nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.

Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagë për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt.