Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i lumtur që “tabuja” e shëngenit rajonal ka rënë nga ana e Kosovës, dhe se ky projekt është transforumes për kombin shqiptar që do të ndikojë edhe në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Hoti pas mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, tha se asnjë marrëveshje nuk ka mbetur në letër. Ai përsëriti edhe qëndrimin për largim të kufirit.

“Më vjen mirë që tabuja e shëngenit rajonal kanë rënë. Shëngeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë pengë… ai është një projekt që do të ndikojë drejtpërdrejt për rininë tanë, fëmijët dhe është një projekt transforumes që të bënë të shkojë për një zgjidhje nga e shkuara. E po ashtu një projekt transformues edhe për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë që është një betejë diplomatike”, tha ai.

Rama shprehu fjalë miradije edhe për kryeministrin Avdullah Hoti.