Një makinë e tipit  “Citroen” sot në mesditë është futur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, pranë çadrave të vaksinimit dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve duke kryer manovra të rrezikshme.

Në mesin e shumë njerëzve ishte një 22-vjeçar, i cili e ndaluar shoferin që ishte duke i dhënë ‘çmendurisht’ makinës në mes të sheshit “Skënderbej”.

Pas rastit,  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka takuar 22-vjeçarin, i cili tani po quhet hero i ditës.